4 shkurti ndryshe njihet edhe si Dita Botërore kundër kancerit.
Për shkak të kësaj dite, organizata Race For The Cure – Kosovo ka vendosur të ndajë disa nga rrëfimet e grave që ia kanë dalë mbanë luftës ndaj kësaj sëmundjeje.
E para që e hapi siparin e rrëfimeve ishte Selime Rexha – Shkreta, e cila, e fortë e triumfuese, rrëzoi përtokë vuajtjet për të ngjallur fije motivi te të tjerët se si ia dilet mbanë me forcë shpirtërore e kurajë.
“Ishte një fillim i trishtë në jetën time…një rrugëtim i rëndë të cilin e kam patjetër ta kaloj”, theksoi fillimisht ajo në rrëfimin e saj.
Pos saj, vuajtje të njëjtë do të mbanin edhe shumë të tjerë që ajo do të takonte. Fëmijë, të moshuar e të rinj që e kishin një synim të përbashkët – triumfin ndaj kancerit.
Për Selime Rexhaj – Shkretën dhe të tjera sikur ajo fjala “dorëzim” nuk ekziston, andaj në vend të pesimizmit, fjalimi përfundon me mesazhe të fuqishme shprese që i brumos një shpirt i gatshëm t’i kalojë sfidat.
Fjalimin e saj të plotë e gjeni në linkun e mëposhtëm:
https://www.facebook.com/raceofthecure.kosovo.3/videos/619849315968598