Enj, Nën 28, 2024
Banner Top
Banner Top
A mund të ndikojë negativisht vaksina tek organet riprodhuese? – Përgjigjet dr. Dardan Baftiu

Sonte në emisionin “Takim virtual me Shëndritin” ishte i ftuar gjinekologu obstetër, dr. Dardan Baftiu, me të cilin u diskutua në lidhje me fertilitetin, shtatzëninë dhe gjidhënien.

Njëra ndër cështjet që u diskutua ishte edhe ajo se a mund të ndikojë negativisht vaksina tek organet riprodhuese mashkullore e femërore.

Sipas Baftiut, në bazë të studimeve të kryera deri më tani në lidhje me këtë problem, nuk është vënë re ndonjë lidhje në mes të vaksinimit kundër COVID-19 dhe dëmtimit të organeve riprodhuese te të dy gjinitë.

“Deri më tani, nga studimet që janë bërë, nuk është parë ndonjë ndikim që e ka vaksina tek organet riprodhuese, femërore ose mashkullore. Janë bërë studime të detajuara (2 ose 3) në Univeristetin e Neë Yorkut dhe nuk është gjetur ndonjë lidhje në mes të vaksinës dhe efekteve të saj në organet riprodhuese, sidomos femërore, sepse ne po e shohim se gratë po ngurrojnë më shumë të vaksinohen”, theksoi ai.

Tutje, Baftiu u shpreh se burrat duhet të mbrohen që të mos infektohen me COVID-19, sepse, sic thotë ai, ekzistojnë disa zëra se ky virus ndikon në organet riprodhuese, por jo vaksina.

Intervistën e plotë e gjeni në linkun e mëposhtëm:

https://www.facebook.com/familjajoneks/videos/514715796640623

Youtube

Arkiva

Kategoritë