Enj, Nën 28, 2024
Banner Top
Banner Top
Kurti: Kosova është i vetmi vend në rajon që nuk ka pranuar vaksina nga Rusia ose Kina

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti priti në takim drejtoren e International Republican Institute (IRI), Marta Onorato, gjatë të cilit takim, Kurti theksoi se Kosova është i vetmi vend në rajon që nuk ka pranuar vaksina nga Rusia ose Kina.

Po ashtu, sipas komunikatës për medie, duke folur për reformat e nisura në drejtësi, luftimin e krimit dhe ruajtjen e parasë publike, kryeministri theksoi ndikimin pozitiv që kjo ka pasur në rritjen e besimit të qytetarëve në institucione.

“Ai shtoi se kjo ka ndikuar edhe në indikatorët ekonomikë, të cilët tregojnë për rritjen e të hyrave doganore për mbi 1/3, rritjen e të hyrave tatimore për mbi 1/4, krahasuar me vitin paraprak, si dhe rritjen ekonomike, që sipas Bankës Qendrore të Kosovës është 9.9 për qind’, thuhet në komunikatë.

Lidhur me menaxhimin e pandemisë COVID-19, kryeministri veçoi se Kosova është i vetmi vend në rajon që nuk ka pranuar vaksina nga Rusia ose Kina, por vetëm ato të certifikuara nga FDA dhe EMA.

“Ai theksoi administrimin e mbi 1.6 milion vaksinave dhe vaksinimin e rreth 60 për qind të popullsisë të moshës mbi 16 vjeçare me dy doza të vaksinës, ndërsa vazhdon vaksinimi edhe me dozën përforcuese”, thuhet tutje.

Ndërkaq, Onorato e falënderoi kryeministrin Kurti për pritjen dhe vlerësoi qeverinë si kampione në pjesëmarrjen dhe përfshirjen e  grave në vendimmarrje.

Ajo shprehu gatishmëri për bashkëpunim në avancimin e mëtejmë të agjendës së barazisë gjinore, si dhe politikëbërjen me ndjeshmëri gjinore dhe gjithëpërfshirje. /Telegrafi/

Youtube

Arkiva

Kategoritë