Një i mitur, është gjendur pa shenja jete në një serrë afër shtëpisë së tij në komunën e Vitisë. Pas daljes së njësive relevante në vendin e ngjarjes është konstatuar edhe vdekja e tij.
Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i të miturit është dërguar për Obduksion.
“Është raportuar se në një serrë afër shtëpisë së tij, është gjetur trupi i viktimës mashkull kosovar (i mitur). Njësit relevante kanë dalur në vendin e ngjarjes ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për Obduksion. Rasti në procedurë hetimore”, njofton polica