Enj, Nën 28, 2024
Banner Top
Banner Top
Aromat që shtatzënat nuk i durojnë

Të qenit shtatzënë për gratë është ndjenja më e bukur në botë, por nënkupton edhe një sërë situatash të sikletshme me të cilat duhet të përballen. Një prej tyre është shqisa e nuhatjes, e cila me ‘egërsimin’ e hormoneve, mund t’i kthejë aromat më të bukura në më të këqijat.

Ndjesia e nuhatjes te shtatzënat mund të përforcohet që do të thotë se disa prej tyre mund t’ju shqetësojnë lehtësisht.

Disa studime kanë treguar se deri në dy të tretat e grave shtatzëna janë të ndjeshme ndaj aromave, veçanërisht në tre muajt e parë të shtatzënisë.

Edhe pse nuk është e mundur të parashikohet se në çfarë mase do të jeni të ndjeshme ndaj disa aromave, dihet se cilat prej tyre shkaktojnë “neverinë” më të madhe.

Hulumtimet e kryera nga Emma’s Diary kanë treguar se aroma e hudhrës është ajo që gratë shtatzëna nuk e tolerojnë më së shumti.

Më pas është peshku, pastaj mishi i pulës, ushqimi i skuqur dhe freskuesit e ajrit. Ndonëse nuk mund ta imagjinoni dot qëndrimin në shtëpi pa të, tani mund ta hidhni në kosh.

Ajo që është shumë e çuditshme është se të anketuarat vunë re se e duronin më pak edhe erën e kafesë dhe çajit.

Ato përmendën edhe erën e proshutës, pra mishit të thatë, por edhe parfumit dhe tymit të cigares. Disa prej tyre i shqetësonte veçanërisht aroma e kimikateve, si ato nga produktet e pastrimit, bojërat e flokëve, manikyri e të ngjashme.

Nuk u pëlqente as era e djathit, e vezëve, as ajo që vinte nga frigoriferi.

Për të përballuar rritjen e nuhatjes gjatë shtatzënisë, rekomandohet të shmangni aromat që ju shqetësojnë. Gatuani ushqime, aromat e të cilave mund t’i toleroni, rrethohuni me aroma të këndshme për ju dhe që janë freskuese si agrumet, xhenxhefili, livanda dhe të ngjashme.

Nëse ndjeni përzierje dhe mundim, përpiquni ta zgjidhni duke përtypur çamçakëz, karamele ose gjethe nenexhiku që mund ta lehtësojnë situatën tuaj. /Telegrafi/

Youtube

Arkiva

Kategoritë