Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
5,678 raste aktive me coronavirus në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive është 5,678.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.909, ndërkaq nga fillimi i pandemisë nga coronavirusi kanë vdekur 2,995 persona.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 5.478 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.722.865 doza të vaksinës.

Deri më sot 797.229 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 36.925 doza përforcuese dhe 2.182 doza të treta të vaksinës kundër COVID-19

Youtube

Arkiva

Kategoritë