Enj, Nën 28, 2024
Banner Top
Banner Top
GERMIN dhe Unicef Kosova ofrojnë punë praktike me pagesë në kompanitë e diasporës

GERMIN në bashkëpunim me Unicef në Kosovë në kuadër të projektit “Avansimi i partneritetit me diasporën për fëmijët dhe të rinjtë në Kosovë”, ofrojnë punë praktike me pagesë për të rinjtë kosovarë.

Të gjithë të interesuarit përmes këtij projekti mund kenë punë praktike deri në tre muaj në kompani dhe organizata të ndryshme të diasporës.

Ky projekt bëhet si qëllim për promovimin e platformës online kosovogenu.com e cila shërben si urë-lidhëse midis praktikantëve dhe punëdhënësve nga fusha të ndryshme.

Platforma kosovogenu.com ka për mision të ofrojë mundësi për vetë-zhvillim përmes gjetjes së punës praktike në kompanitë e ndryshme në Kosovë, trajnimeve online dhe ligjëratave. Kjo platformë synon të përmirësojë qasjen dhe kualitetin e punëve praktike dhe të ngrisë njohuritë për këto punë për të rinjtë. Kosovogenu.com është krijuar në kuadër të iniciativës së lokalizuar Kosovo Generation Unlimited.

Kompani të ndryshme kanë bërë disa shpallje në këtë platformë ku mundësohet angazhimi i praktikatëve me pagesë për periudhën tre mujore.

Inkurajojmë të gjithë të rinjtë e interesuar për punë praktike, rrjetëzim dhe mundësi të përfitimit nga mentorshipi, të regjistrohen në platformën Kosovogenu.com ku do të informohen vazhdimisht për mundësit e ofruara për punë praktike me pagesë, nga kompani dhe organizata të ndryshme.

Youtube

Arkiva

Kategoritë