Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik përseri u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen kundër COVID-19 dhe t’i respektojnë masat Anti-COVID.
Nga IKSHPK kanë thënë se variant Omicron po shton intensitetin çdo ditë dhe është varianti dominues në qarkullim.
Sipas IKSHPK’së, situata epidemiologjike mund të përkeqësohet edhe më shumë ditët në vazhdim.
“Omicron (B.1.1.529) po shton intensitetin çdo ditë dhe është varianti dominues në qarkullim. IKSHPK është duke vazhduar pandërprerë me testimin dhe gjurmimin e të gjitha rasteve, kontakteve të rasteve në komunitet dhe diagnostikimin laboratorik. Situata epidemiologjike mund të përkeqësohet edhe më shumë ditët në vazhdim, andaj IKSHPK apelon tek të gjithë qytetarët që të respektohen masat e Qeverisë së Republikës së Kosovës.”, njoftoi IKSHPK.