Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Gjashtë të vdekur dhe 1 mijë e 905 raste të reja me koronavirus sot në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitiv me koronavirus 1 mijë e 905 qytetarë, nga 6757 testime.

Ndërkohë, janë regjistruar 6 viktima, ndërsa 710 persona janë shëruar nga virusi.

Më së shumti raste të reja janë konfirmuar në Tiranë – 823, pasuar nga Durrësi me 100, Elbasani 77, Vlora 74, Gjirokastra 70 etj.

Janë 16.507 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 117 pacientë, nga të cilët 17 janë në gjendje më të rënduar.

Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka gjashtë humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetar nga Lushnja 60-vjeç, një qytetar nga Elbasani 72-vjeç, dy nga Tepelena të moshave 74-81 vjeç, dy nga Tirana të moshave 82-84 vjeç.

Youtube

Arkiva

Kategoritë