Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
USHTRIMET FIZIKE JU BËJNË MË TË LUMTUR SE PARATË

Shkruar nga: Dr. Gani Bajraktari Kardiolog

Shkencëtarët nga Universitetet Yale dhe Oxford kanë gjetur se ushtrimet e rregullta fizike janë më të rëndësishme për statusin tuaj mentale sesa statusi ekonomik.

Studimi i tyre që ka përfshirë mbi 1.2 milion Amerikan të moshës mbi 18 vjeç, e i publikuar në Lancet ka gjetur se individët që kanë ushtruar rregullisht kanë pasur 43% me pak ditë “të këqija“ të aspektit mental ( stres, depresion ose probleme emocionale) krahasuar me ata që nuk kanë ushtruar.

Studimi ka gjetur gjithashtu se korrelacioni ndërmjet kohëzgjatjes së ushtrimeve fizike (aktiviteteve sportive) dhe statusit mental ka formën e shkronjës U: 3-5 seanca ushtrimi në javë, ne kohëzgjatje rreth 60 minuta, janë ideale, ndërsa ushtrimet fizike në kohëzgjatje më shumë se 3 orë në ditë kanë efekt të keq në statusin mental, madje edhe më të keq se atë që nuk ushtrojnë!

Gjithashtu, ky studim ka gjetur se sportet të cilat kanë efekt socializmin (sportet ekipore) janë më të mira sa i përket statusit mental të popullatës së përgjithshme, krahasuar me aktivitetin fizik individual. Megjithatë, edhe aktivitetet jo-ekipore, si aerobiku dhe fitnessi, kanë shënuar efekte të konsiderueshme pozitive në statusin mental të popullatës. /Familja Jonë

Youtube

Arkiva

Kategoritë