Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Tre mjekë italianë nuk po licencohen nga Qeveria e Kosovës për të operuar fëmijët për sëmundje të lindura të zemrës

Ende nuk janë licencuar tre mjekë italianë për t’i operuar fëmijët kosovarë që kanë sëmundje të lindura të zemrës.

E gjithë kjo cështje ka filluar të diskutohet që nga korriku i vitit të kaluar, kur u prezantua projekti që parashihte hapjen e një spitali të kardiokirurgjisë pediatrike me emrin “Italian Medical Group”.

Me të synohej që për herë të parë të mund të operohen fëmijët që vuajnë nga kjo anomali. Megjithatë, një gjë e tillë po pamundësohet për shkak të barrierave administrative për investime në vendin tonë.

Si investitor i vetëm nga Zvicra për këtë projekt, ai shprehet i zhgënjyer me institucionet kosovare. Besnik Abazi, i cili është specialist i psikiatrisë dhe pronar i Poliklinikës psikiatrike “Rufsteinëeg GmbH”, në Liestal të kantonit Bazeland të Zvicrës, thotë se Ministria e Shëndetësisë nuk po licencon tre mjekët italianë të specializuar.

“Është mëkat jo vetëm për shëndetësinë kosovare por për fëmijët të cilët presin me padurim për operacion, prindërit e atyre fëmijëve që presin për shërim të tyre. Kjo është për t’u çuditur se si institucionet tona, konkretisht Ministria e Shëndetësisë në bazë të vendimit apo kryeneçësisë të një zyrtarja që mos të lejohet një projekt i rëndësisë aq i madh dhe të ecë më tutje”, deklaron ai.

Ai është i vetmi investitorë i këtij projekti dhe deri më tani thotë se ka dhënë gjysmë milion euro në Prishtinë, ku edhe është reparti i gatshëm për të filluar me punë.

“Investimi im në Kosovë është që të hapet kardiokirurgjia pediatrike italiane në Prishtinë. Duke u nisur nga fakti se në Kosovë se ka kardiokirurgë pediatrikë, mjekë, kirurgë që operojnë zemrën për fëmijët e lindur me defekte të zemrës në Kosovë. Sot e kësaj dite dërgohen në Stamboll, Beograd, Itali. Në vende tjera të Evropës për shërim. Nuk ka në Kosovë fare profil të Kardiokirurgjisë pediatrike. Ne jemi në gjendje që profesorë, mjekë italianë t’i sjellim në Prishtinë, pasi që e kemi hapur repartin e Kardiokirurgjisë pediatrike, mirëpo licencimin e mjekëve specialistë, kirurgëve italianë nuk po na lejohet nga Ministria e Shëndetësisë për shkaqe të obstruksioneve administrative nga një person i caktuar i cili është përgjegjës për licencim”, ka thënë ai.

Për tri herë radhazi, ai thotë se kërkesat e tre mjekëve italianë për licencim nuk po realizohen.

“Personi në fjalë që është përgjegjës për këtë gjithnjë nguron që duhet të licencohen në mënyrë të përkohshme këta mjekë. Por këta mjekë e kanë bërë kërkesën individuale dhe nuk ka lidhje me licencim të përkohshëm. Mjekët tanë italianë kërkojnë licencim të qëndrueshëm dhe jo vetëm gjashtë mujor”, shprehet ai.

Për këtë kanë pasur takime të shumta, por që ende nuk po arrijnë të ndihmojnë fëmijët në Kosovë.

“Angazhimi deri më tani ka qenë zero. Ministri Vitia asnjëherë nuk e ka marrë kërkesat tona seriozisht, asnjëherë nuk është përgjigjur në telefonatat tona, me email-at tona. Sipas ligjit një udhëzimi administrativ që është edhe në fuqi në MSH 102011, u mundëson mjekëve jo-kosovarë licencimin dhe barazë-vlerësimin. Të njëjtën gjë e kanë bërë mjekët tanë, të cilët që tre herë po refuzohen. E vetmja gjë që na mbetet janë rrugët gjyqësore”, ka shtuar ai.

Për këtë ka kritika të ashpra edhe vet drejtoresha gjenerale e “Italian Medical Group sh.p.k”, Angelica Korica.

Ajo deklaron për KosovaPress, se është e zhgënjyer dhe ajo çfarë po ndodhë është skandal.

nga TaboolaRekomanduarMund t’ju interesojnë

Nuk do ta besoni kush i shkakton rrudhat, flet dermatologia me shumë vite eksperiencë

Iuvenis

Are You Paying Too Much Credit Card Interest? See options

Credit Card Options | Search Ads

These Bands Sound As Good As They Did 30 Years Ago

I Am Famous

“Kjo situatë është një skandal i madh, sepse një grua nga Ministria e Shëndetësisë, e cila quhet Kadrie Sherifi, është shefja e re e zyrës për licencim. Asnjëherë më parë nuk kemi pasur problem me ish-shefin Hysni Bajrami. Ne jemi këtu gjashtë vitet e fundit dhe nuk e kemi pasur kurrë problem, kjo është hera e parë, dhe ajo e bllokoi gjithë situatën. Ajo tha se nuk do t’ua japë kurrë licencën mjekëve italianë, ajo insiston në një procedurë të gabuar, licencë të përkohshme, madje u kërkohet mjekëve njohja e diplomave”, thekson ajo.

Sipas saj, të gjitha procedurat të tjera kanë përfunduar, por që ky projekt po bllokohet nga një zyrtare e Ministrisë së Shëndetësisë.

“Ajo që na u desh të bënim në Ministrinë e Arsimit zgjati shtatë ditë, në Ministrinë e Punëve të Brendshme u krye për shtatë ditë leja e qëndrimit. Në Odën e Mjekeve për dy javë përfunduam gjithçka. Tani jemi ndaluar në gjashtë muajt e fundit, sepse ajo zonja, Kadrie Sherifi po insiston në një procedurë që ne nuk e kemi kërkuar, dhe ajo i mohoi udhëzimet administrative ligjore, që ishin në përputhje me atë që kërkuan mjekët, nostrifikimin. Pra, ne nuk kemi probleme me institucionet. Ne e kemi problemin me një grua”, deklaron Korica.

Investimet për këtë projekt tashmë janë ndërprerë. Drejtoresha e “Italian Medical Group sh.p.k” thotë se Kosovë i mungon ky trajtim dhe është me rëndësi që të trajtohen fëmijët në vend.

“Ne i kemi ndaluar investimet për arsye të thjeshtë, sepse është projekt shumë i kushtueshëm, pajisjet mjekësore, pajisjet kapitale. Pra kemi ndërprerë të gjithë investimin, kemi investuar deri më sot gjysmë milioni dhe kemi ndërprerë investimet në pajisjet kapitale. Ky projekt duhet të jetë i rëndësishëm për ju, sepse ju nuk e keni këtë trajtim në Kosovë, dhe ne e kemi ndërprerë gjithçka sepse nuk e dimë se në cilin drejtim po shkon ky projekt. Është një problem administrativ. Nuk është problem sepse ligji është në anën tonë. Ne do të shkojmë në gjykatë pas ankesës së dytë, ka thënë ajo.

Besniku dhe Angelica shpresojnë se do të arrijnë që tre mjekët italianë të marrin licencën, por në të kundërtën do të ndjekin edhe rrugët gjyqësore.

Kujtomë se gjatë vitit të kaluar mbi një mijë pacientë kosovarë janë detyruar të kërkojnë mbështetje financiare nga shteti për trajtim mjekësor jashtë institucioneve shëndetësore të Kosovës.

Burimi: Kosovapress

Youtube

Arkiva

Kategoritë