152 persona kanë rezultuar pozitivë me koronavirus dhe 20 të tjerë janë shëruar nga kjo sëmundje gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.
Këto rezultate kanë dal pas 5 mijë 474 testimeve të bëra nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.
Sipas raportit 24 orësh nuk ka vdekur asnjë person me Covid-19 dhe 872 raste të tjera janë aktive.
Deri më tani në Kosovë janë administruar mbi 1,6 milion doza të vaksinave.