Enj, Nën 28, 2024
Banner Top
Banner Top
Ja si duhet përgatitur supa e peshkut

PËRBËRËSIT:

1 kg peshk ose kocka peshku

300 g patate

1 kokërr qepë

2 karota

100 g kungull

1 spec i kuq

selino

kripë

piper

vaj ulliri

PËRGATITJA: Për të përgatitur supë me peshk, në rast se kemi peshkun e plotë, e pastrojmë dhe e vëmë në një enë me ujë të bollshëm. Peshkun e prerë ne tre pjesë dhe degën e selinos e vëmë të ziejë në zjarr të avashëm për gati 20 minuta pasi merr valë. Gjatë zierjes në enë shtojmë edhe kripën. Për supë zakonisht përdoret peshku i madh por lloji i peshkut duhet të jetë pa shumë dhjamë. Ndërkohë që zien peshku merremi me perimet. Pastrojmë e lajmë të gjitha perimet dhe i presim në forma që dëshirojmë, por të kemi parasysh që t’i presim në të njëjtën madhësi. Në një enë me vaj ulliri kaurdisim qepën sa të zverdhet pak. Pasi zien peshku, heqim peshkun nga ena me kujdes të mos e prishim. Lëngun e kullojmë se mos ka ndonjë halë dhe e shtojmë në enën që kemi qepën. Në enë shtojmë të gjitha perimet dhe i lemë të ziejnë për gati 15 minuta. Supën e rregullojmë me kripë e piper sipas dëshirës. Gjatë servirjes në pjata shtojmë peshkun të pastruar nga halat. Supa me peshk këshillohet të konsumohet e ngrohtë.

Youtube

Arkiva

Kategoritë