16 persona kanë rezultuar pozitivë me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë dhe pesë të tjerë janë shëruar nga kjo sëmundjeje.
Këto rezultate dolën pas testimit të 2 mijë e 142 mostrave me metodën RT-PCR.
Në raportin 24-orësh gjithashtu theksohet se nuk është regjistruar asnjë i vdekur si pasojë e COVID-19 dhe se janë vaksinuar 1 mijë e 390 persona kundër këtij virusi. /familjajone