Kjo recetë u përgatit nga Kokopisha
Përbërësit: 3 mollë të vogla, 2 vezë, 2 lugë gjelle sheqer (te zakonshëm,kaf, ose ëmbelësues tjetër sipas dëshirës), 1/2 filxhan çaji gjalpë i shkrirë (120 g), 1/3 filxhan çaji pure molle ose pure bananesh (100 g), 1 filxhan çaji miell (150 g), pluhur për pjekje, 1 lugë çaji kanellë ose lëkurë portokalli, 1 filxhan çaji me arra të shtypura dhe pak kripë.
Përgatitja: Rrahim vezët me 2 lugë gjelle sheqer dhe më pas shtojmë gjalpin e shkrirë dhe purenë e mollës. Bashkojmë miellin me pluhurin e pjekjes, kanellën, kripën dhe i bashkojmë me masën e lëngshme. Shtojmë lëkurën e portokallit, arrat dhe mollët të qëruara dhr të prera në kubikë. Masën e pjekim në furrë të parangrihur në temperaturë 180⁰C për afërsisht 40-45 minuta (sa të marrë ngjyrë të artë sipër).
Burimi: Living