Që nga dita e sotme ka filluar vaksinimi i nxënësve nëpër shkolla të mesme kundër COVID-19.
Gjatë ditës së sotme u vaksinuan nxënësit e shkollës “Xhevdet Doda”, ndërsa nesër do të vaksinohen nxënësit e shkollës “Ahmet Gashi”.
Kështu bëri të ditur Ministria e Shëndetëisisë, përmes një komunikate.
“Vaksinimi, i cili do të bëhet në bashkëpunim me drejtuesit e shkollës, do të zhvillohet nga ora 12:00 në mjediset e kësaj shkolle. Prindërit ose kujdestarët ligjorë të nxënësve që do të vaksinohen, pasi të kenë dhënë deklaratën e pajtueshmërisë për vaksinim, janë të mirëpritur, nëse duan për të përcjellë nga afër vaksinimin”, thuhet në komunikatë.