Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Qingj furre me kos dhe karçof

Përbërësit:
2 kg mish qengji, i ndarë në racione
8-10 angjinare (karçof) të pastruara
½ filxhan çaji vaj ulliri
1 ml kos
Lëngu i ½ limoni
2 vezë
3 lugë gjelle kopër
1 lugë gjelle majdanoz
3 qepë të njoma të prera hollë
Kripë e piper

Lajmë mishin, e vendosim në enë të thellë dhe e spërkatim me lëngun e limonit dhe gjysmën e sasisë së vajit të ullirit. E rregullojmë me kripë e piper dhe e përziejmë mirë. E zbrazim në një tepsi me gjithë lëngjet e veta dhe e pjekim në furrë 180° Celsius për rreth 1 orë e 45 minuta, të mbuluar me letër alumini. Angjinaret e pastruara i hedhim në një tenxhere me ujë të valuar me kripë dhe i lëmë të ziejnë për 5 minuta. Në vazhdim , i nxjerrim dhe i kullojmë. Në një tas rrahim vezët me tel kuzhine, shtojmë kosin, pjesën e mbetur të vajit të ullirit, erëzat, qepët e njoma, kripën e piperin. I përziejmë mirë derisa të dale një qull i rrjedhshëm. Pasi të jetë pjekur mishi, vendosim ndërmjet racioneve angjinaret dhe sipër I hedhim qullin e kosit. E pjekim sërish gjellën për rreth 20 minuta derisa të krijojë korë të kuqërremtë kosi. /Living

Youtube

Arkiva

Kategoritë