Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Spitali i Mitrovicës, Gjilanit dhe Vushtrrisë nuk kanë pacientë me COVID-19

Në bazë të raportit të datës 9 nëntor 2021, në Spitalin e përgjithshëm të Mitrovicës nuk ka pacientë të shtrirë me COVID-19. Pacientë me COVID-19, nuk ka, as në Spitalin e Vushtrrisë dhe atë të Gjilanit.

Në tërë Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, në trajtim mjekësor janë 44 pacientë, prej tyre 14 të konfirmuar me coronavirus dhe 30 të tjerë post-COVID.

Me oksigjeno-terapi janë 13 pacientë, përderisa në mjekimin intensiv të Klinikës Infektive ka vetëm 1 pacient me maskë të oksigjenit.

Numri i pacientëve me COVID-19 dhe post-COVID,  sipas klinikave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme

Klinika Infektive, 3 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 27 pacientë post-covid-19

Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 1 pacient

Spitali i Prizrenit, 2 pacientë

Spital i Pejës, 3  pacientë

Spitali i Gjakovës, 6 pacientë

Spitali i Ferizajt, 2 pacientë.

Youtube

Arkiva

Kategoritë