Enj, Nën 28, 2024
Banner Top
Banner Top
Keni probleme me muskujt? Gjeni ilaçin e përkryer!

Dolofix Muscular është relaksues i muskujve skeletor i cili përdoret për tu liruar nga spazma apo dhembja e rëndë e muskujve skeletor të shoqëruara me lëndim traumatik të muskujve, dhembja në pjesën e poshtme të shpinës, mialgjia, tortikolisi dhe të tjera.

Kombinimi i dyshes paracetamol/chlorzoxazone në tabletë të vetme si Dolofix muscular, e thjeshtë, ekonomikisht e përballueshme, është kombinimi më ideal për të trajtuar dhembjen e muskujve!

DHEMBJET MUSCULARE

Shumica prej nesh kemi përjetu dhembje musculare ndonjëherë, qoftë për shkak të ndonjë pezmatimi apo kur të zgjohemi nga gjumi thjeshtë nga aktivitetet ditore dhe nuk jemi në gjendje të vazhdojmë me aktivitetet tjera.

 Më së shpeshti kemi dhembje të muskujve të këmbëve dhe qafes, pastaj të muskujve të shpines apo të duarve.

Dhembja musculare mund të jetë e moderuar apo e padurueshme, mund të zgjas disa ditë e ndonjëherë edhe më gjatë.

Dhembja muskulare mund të paraqitet si pasojë e pozites së shtrënguar të trupit për shkak të stresit,aktivitetit fizik të tepruar apo si pasojë e lëndimit .Në këto raste  kemi dhembje të një muskuli të caktuar apo grup muskujve të regjionit të caktuar.

Mirëpo nëse dhembja musculare pëfshinë krejt trupin atëherë është si pasojë e ndonjë infekcioni, ndonjë sëmundjeje apo efekt anësor i ndonjë terapie.

Dhembjet e muskujve të këmbëve  zakonisht janë pasojë e aktivitetit fizik të tepruar ose pezmatimit të muskujve, lëndimeve apo ndrydhjeve. Ndonjëherë mund të jenë pëcjellës të dhembjes së përgjithshme sistemike që paraqitet në të gjithë muskujt.

Dhembjet e muskujve të shpines paraqiten më shpesh sepse lehtë mund të tërhiqen nëse ngrejmë pesha nga pozita të papërshtatshme,nëse qëndrojmë shumë ulur,nëse nuk kemi pozitë të mirë të trupit,bëjmë lëvizje të përnjëherërshme, nëse ecim apo qëndrojmë në këmbë më gjatë.

Dhembjet e muskujve të shpines mund të përshijnë një apo më shumë muskuj përnjëherë,Zakonisht janë të parrezikshme por ndonjëherë edhe mund të jenë dhembje e Fibromialgjisë , Artritit Reumatoid, etj.

Fibromijаlgjiа karakterizohet me dhembje të përhapur të mujskujve dhe nyjeve si dhe me  dhembje gjatë shtypjes në pika të caktuara të muskujve.Pacijentët kanë dhembje të cilën nuk mund ta lokalizojnë,dhembja përcjellet me lodhje dhe plogështi dhe e gjithë kjo e rëndon  aktivitetin fizik të tyre.Etiologjia e kësaj gjendjeje është akoma e panjohur.

Supozohet se e nxisin infekcionet bakteriale, tymosja e duhanit,alkoholi, ushqimi jo i rregulltë,ftohjet, crregullimet hormonale,mosaktiviteti fizik…

Pra, nëse dhembja muskulare përcjellet me lodhje dhe plogështi ajo mund të na alarmojë për gjendje më serioze si: Fibromialgjia,Gripi apo ndonjë sëmundje tjetër virusale,lodhje kronike,miokardit, etj.

Lumboischialgia..

Shtylla kurrizore perbëhet nga tre pjesë dhe në vendin e kalimit të njerës pjesë në tjetrën më së shpeshti paraqiten ndryshimet degjenerative të unazave dhe ato pastaj janë burim i dhembjeve  të kësaj pjese të shtyllës së kurrizit.

Shumica e njerëzve përjetojnë dhembjen e pjesës së poshtme të shpines.

Lumboschialgia ose Ishijasi,sic njihet në popull, është një nga problemet më të shpeshta të shtylles së kurrizit.

E karakterizon dhembja e forte dhe e mprehtë në pjesen e poshtme të shpines që shtrihet përgjate këmbës nëpërmjet regjionit gluteal e deri te gishtërinjtë.

Kompanija Farmaceutike Trepharm në portofolion e saj të produkteve ofron përvec tjerash edhe dy produkte të cilat ndihmojnë në eliminimin e dhembjeve muskulare dhe dhembjeve tjera :

DOLOFIX MUSCULAR dhe PrOgel për veprim topical.

PrOgel/ Ketoprofen  ( te vendoset kutija e PrOgel)

INDIKACIONET:  Trajtim simptomatik të dhimbjes në çrregullimet siç janë: dëmtimet e indeve të buta duke përfshirë lëndimet sportive, inflamatore ose traumatike të kyçeve, tendineve, ligamenteve dhe muskujve (artrit, periartrit, sinovit, tendinit, tendosinovit, kontuzione, ndrydhje, luksacione), dëmtime të meniskut, shtangëti e qafës dhe lumbago. Për trajtim të flebitit, periflebitit, limfangitit dhe limfadenitit sipërfaqësor. Për mjekimin e sëmundjeve eritematoze dhe inflamatore të lëkurës, muskulotendoniti, dhimbjet e shpinës dhe dhimbjet reumatike.   

Youtube

Arkiva

Kategoritë