Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Vetëm gjatë tetorit, Klinika e Radiologjisë ka kryer 127 mamogtrafi

Gjatë muajit tetor,  që ndryshe njihet si muaji i ndërgjegjësimit ndaj sëmundjes së kancerit të gjirit, Klinika e Radiologjisë ka kryer hic më pak se 127 mamografi.

Mamografia është një metodë radiologjike- incizim i gjirit në rëntgen, e cila përdoret për diagnostikimin e sëmundjeve të gjirit.

Gjatë 9 muajve të këtij viti, në kabinetin e shërbimeve të mamografisë janë realizuar 1 mijë e 489 mamografi.

Njoftimin për arritjen e kësaj shifre të mamografive për një muaj e bëri ShSKUK, përmes një postimi në rrjetin social, Facebook.

“Klinika e Radiologjisë angazhohet që gratë të vetëdijesohen për sëmundjet e gjirit dhe vijnë gjatë tërë vitit për kontrollime me mamografi, jo vetëm gjatë muajit tetor. Ta bëjmë bashkërisht tërë vitin – vit rozë”, thuhet në njoftimin e ShSKUK-së.

Youtube

Arkiva

Kategoritë