Enj, Kor 2, 2026
Banner Top
Banner Top
Mbi 5800 lindje në QKUK, 35 për qind e tyre me operacion cezarian

Në Klinikën e Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) deri në fund të muajit gusht janë regjistruar 5 830 lindje. Drejtori i Klinikës së Gjinekologjisë, Jakup Ismaili në një intervistë për Ekonomia Online, thotë se krahasuar me numrin e lindjeve me vitin e kaluar nuk ka pasur rënie.

“Deri në fund të gushtit kemi pasur 5 830 lindje krahasuar me po të njëjtit muaj të vitit të kaluar nuk kemi rënie të numrit të lindjeve”.

Ismaili theksoi se sa i përket lindjeve me prerje cezariane shifrat mbërrijnë deri në 35%. Ndonëse thotë se është numër i madh, sipas tij, kjo shifër korrespondon edhe me vendet në rajon.

Por ai pohon se duhet marrë për bazë edhe se të gjitha rastet e rënda referohen nga Spitalet e Përgjithshme në QKUK.

“Numri i lindjeve me prerje cezariane sillet diku 35%. Kjo shifër mund të ju duket e lartë, por kur kihet parasysh se te gjitha rastet e rënda referohen nga Spitalet e Përgjithshme është një numër i cili korrespondon edhe me vendet në rajon”.

Ismaili thotë se në Klinikë po i kthehen normalitetit pas rënies së numrit të rasteve me Covid-19. /EkonomiaOnline/GazetaShneta

Youtube

Arkiva

Kategoritë