Një person ka vdekur dhe 25 të tjerë janë infektuar nga COVID-19 brenda 24 orëve të fundit në Kosovë.
Këto rezultate dolën pas testimit të 2 mijë e 370 mostrave me metodën RT-PCR.
Brenda raportit 24-orësh të lëshuar nga Ministria e Shëndetësisë gjithashtu bëhet e ditur se janë shëruar 362 persona dhe 12 mijë e 5 të tjerë janë vaksinuar brenda një dite. /familjajone













