Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Autoritetet identifikojnë një person me leje qëndrim të falsifikuar të një shteti tjetër

Dje në orët e mbrëmjes, Policia e Kosovës, konkretisht autoritetet policore në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” gjatë në kontrollit të pasaportave  në shkuarje dhe verifikimit të dokumentave të nevojshme për kalimin e kufirit për udhëtim nga Prishtina për në një qytet perendimor, udhëtari me iniciale B.Z; viti i lindjes (1996) ka prezantuar pasaporten e Kosovës në të cilën në faqen (08) ishte i vendosur lejeqendrimi i një shteti tjetër.

“Realizimi i detyrave dhe autorizimeve ligjore në menyrë mjaft profesionale ka rezultuar që gjatë kontrollimit të dokumentave, zyrtari policor kompetent ka ngritur dyshimin se lejeqëndrimi i prezantuar mund të jet i falsifikuar dhe e ka dërguar në vijën e dytë të kontrollit”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Bazuar në dyshimet e ngritura se dokumenti mund të jet i falsifikuar, rasti është përcjellur për procedura të mëtejme tek njesiti i hetimeve për kompletim.

Policia e Kosovës, konkretisht autoritetet për menaxhim dhe kontroll kufitar, përfshirë Aeroportin Nderkombëtar të Prishtinës, thonë se mbesin të përkushtuara për menaxhimin efikas dhe efektiv të kufirit shtetror, respektimin e rregullave dhe proceduarave për levizje të lirë dhe pa pengesa për të gjithë personat që plotësojnë kriteteret e parapara.

Youtube

Arkiva

Kategoritë