Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Pfizer kërkon autorizim të vaksinës anti-COVID për moshat 5-11 vjeç

Kompania Pfizer, të enjten e 7 shtatorit ka kërkuar autorizim për përdorim urgjent të vaksinës kundër COVID-19 tek fëmijët e moshës 5 deri 11 vjeç, shkruan The Washington Post.

Kërkesa i është parashtruar Agjencisë së Ushqimit dhe Barnave (FDA), në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Nëse rregullatori miraton këtë kërkesë, dhënia e vaksinave tek fëmijët mund të fillojë brenda pak javësh, për afërsisht 28 milionë fëmijë të këtyre grup-moshave.

Shumë prindër dhe mjekë pediatër janë duke ngritur zërin për mbrojtjen e fëmijëve nën moshën 12 vjeç.

Sipas tyre, të rinjtë jo vetëm që mund të sëmuren seriozisht me COVID, mirëpo mbajtja e tyre në shkolla, mund të jetë një sfidë duke marrë parasysh se Coronavirusi është ende në rritje tek komunitetet më pak të vaksinuara.

Vaksinimi i fëmijëve kundër COVID-19.

Vala e fundit e Coronavirusit e shkaktuar nga varianti shumë ngjitës Delta ka prekur në masë të madhe fëmijët. Vaksinimi i këtyre grup moshave është thelbësor për të mbajtur shkollat e hapura dhe për të kontribuar në përfundimin e pandemisë.

“Jemi të përkushtuar që të punojmë me FDA-në me qëllim që të ndihmojmë në mbrojtjen e fëmijëve kundër këtij kërcënimi serioz për shëndetin publik”, tha kompania Pfizer.

Agjencia e Barnave e SHBA-së tha se komiteti këshillues do të shqyrtojë të dhënat dhe para datës 26 tetor do të paraqesë mendimin nëse duhet t’i jepet autorizimi përdorimit të vaksinës te fëmijët e kësaj grupmoshe.

Vaksinës së kompanive Pfizer-BioNTech i është dhënë miratimi i plotë i FDA-së për personat e moshës 16 vjeç e lart.

Në muajin maj, FDA-ja autorizoi përdorimin e saj urgjent tek fëmijët e moshës 12 deri në 15 vjeç.

Të dhënat nga Akademia Amerikane e Pediatrisë tregojnë se më shumë se 5.7 milion fëmijë janë infektuar me Coronavirus që nga fillimi i pandemisë.

Youtube

Arkiva

Kategoritë