Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Policia jep detaje rreth vetëvrasjes që dyshohet se ndodhi mbrëmë në Pejë

Policia e Kosovës ka dhënë detaje rreth të reja për një vetëvrasje që ka ndodhur mbrëmë në Pejë.

Siç njofton Policia, rasti ka ndodhur rreth orës 15:45, ku viktima mashkull është gjetur pa shenja jete në një shtëpie në ndërtim e sipër.

“Rr. Kuvendi i Lezhës, Pejë 01.10.2020 – 15:45. Është raportuar se viktima mashkull kosovar në katin e dytë të një shtëpie në ndërtim e sipër ishte gjetur pa shenja jete i cili dyshohet se kishte bërë vetëvrasje. Në vendin e ngjarjes përveç njësive palcore ka dalë ekipi mjekësor i cili e ka konstatuar vdekjen e viktimës”, thuhet në raportin e Policisë.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet.

Youtube

Arkiva

Kategoritë