Ordinanca mjekësore, Agaj Medical, është duke e rritur gjithnjë numrin e shërbimeve mjekësore për pacientët e saj. Tashmë në këtë ordinancë ju mund të merrni edhe certifikatë shëndetësore të këtyre kategorive:
– Certifikatë për punësim, individuale dhe kolektive
– Certifikatë për fëmijët, për regjistrim në shkolla fillore, të mesme dhe të larta, fakultete dhe nivele tjera të shkollimit
Në realizimin e certifikatave përfshihen:
– Vizita Specialistike
– EKG
– Hemogram
– Urina
Agaj Medical mendon për shëndetin tuaj, andaj orientohuni te kjo ordinancë për shërbime profesionale shëndetësore. /familjajone