Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Kur do të fillojë Kosova me dozën e tretë të vaksinës kundër Covid-19

Vendimi për aplikimin e dozës së tretë të vaksinës kundër sëmundjes COVID-19 në Kosovë do të merret në kohën e duhur dhe bazuar në situatën epidemiologjike, thonë për Radion Evropa e Lirë, zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës.

Se qytetarët e Kosovës duhet të marrin edhe dozën shtesë kundër koronavirusit e pohojnë edhe profesori në Fakultetin e Mjekësisë, Sali Ahmeti dhe Hana Xhemaili, specialiste për hulumtime të politikave globale shëndetësore.

Doza përforcuese e vaksinës është rekomanduar edhe nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.

“Vendimi për aplikimin e dozës së tretë do të merret në kohën e duhur dhe në përputhje edhe në rekomandimet e organizatave kredibile ndërkombëtare të fushës së shëndetësisë, parashikimet rreth situatës epidemiologjike dhe ecurisë së vaksinimit kundër COVID-19 në Kosovë”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Shëndetësisë dërguar Radios Evropa e Lirë.

Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) tha më 23 shtator se në fillim të muajit tetor do të vendosë nëse do të miratojë dhënien e dozës shtesë të vaksinës Pfizer/BioNTech kundër COVID-19 për të gjithë njerëzit e moshës mbi 16 vjeç.

Pavarësisht se rregullatori evropian ende nuk e ka miratuar dozën e tretë të vaksinës, disa vende të Bashkimit Evropian po u ofrojnë qytetarëve të tyre një mundësi të tillë. Një proces të tillë tashme kanë filluar edhe disa shtete të rajonit. Serbia më herët ka paralajmëruar se është e gatshme për dozën e tretë, kurse nga e hëna, më 27 shtator, edhe qytetarët mbi moshën 65-vjeçare të Maqedonisë se Veriut po marrin dozën përforcuese.

Ahmeti: Doza e tretë duhet të aplikohet për kategori të caktuara

Kjo dozë e vaksinës duhet të aplikohet edhe në Kosovë, sikurse në shumë vende të Evropës dhe botës, thotë infektologu, Sali Ahmeti.

“Ne duhet të përcjellim trendet e vendeve evropiane, padiskutim, meqenëse kemi të bëjmë me kërcënime të përbashkëta dhe doza e tretë duhet të vijë në shprehje edhe te ne, por personalisht mendoj se prioritet duhet të jetë marrja e dozës së dytë. Ndërsa, do të ishte e preferuar edhe gjetja e mundësive për marrjen e dozës së tretë”, thotë infektologu Ahmeti.

Hana Xhemaili, specialiste për hulumtime të politikave globale shëndetësore, thekson se dhënia e dozës së tretë të vakinës në Kosovë është e nevojshme, por kur të përfundon vaksinimi kundër koronavirusit edhe në vende të varfra që nuk e kanë marrë as dozën e parë. Megjithatë, ajo shprehet se kur merren parasysh praktika e vendeve të rajoni

Youtube

Arkiva

Kategoritë