Pre, Kor 3, 2026
Banner Top
Banner Top
Kardiologët e QKUK-së mbajnë ligjërata për intervenimet në zemër

Fotoja: Ilustrim

Kardiologët e Qendrës Klinike Universitare po vazhdojnë të mbajnë ligjërata në Qendrën e Telemjekësisë, për intervenime të ndryshme në zemër.

Gjatë ditës së djeshme në kuadër të punëtorisë ka mbajtur ligjëratë kardiologu Imri Jashari me temën “Indikacionet dhe përzgjedhja adekuate e llojit të pacemaker-it të përhershëm” si dhe Pavlina Trajkova me temën “Principet e funksionimit, programimit dhe përcjelljes së pajisjeve elektrike hapëshënuese të zemrës (pacemaker-it)”.

Punëtori ka vazhduar edhe sot me dy kardiologë të tjerë. Dr. Banush Gashi është duke prezantuar temën “Pacemakeri i perkohshem (transvenoz, transkutan). Indikacionet dhe teknikat”.

Ndërsa pas tij do të paraqitet Prof. Dr. Gani Bajraktari me temën “Indikacionet per implantimin e pajisjeve te avancuara elektrike te zemres”.

Youtube

Arkiva

Kategoritë