Klinika e Radiologjisë vazhdon me suksesin e radhës. Kësaj here në këtë klinikë për herë të parë është realizuar Rezonanca Magnetike e tërë trupit.
Kompletimi i programeve softuerike, trajnimi i personelit dhe organizimi i shërbimeve tjera, mundësuan që të bëhet ky incizim i avancuar.
Vetë drejtori i kësaj klinike, dr. Bujar Gjikolli, shprehet i lumtur për sukesin e arritur, me ç’rast falënderon personelin shëndetësor në Klinikën e Radiologjisë.
“Klinika e Radiologjisë vazhdon me sukesin e rradhës, për herë të parë realizon RM të tërë trupit – Whole body MRI.
Urime e suksese të reja Mustafë Buzoku dhe gjithë personeli i Klinikës së Radiologjisë”, shkroi ai në Facebook.
Nevojat e popullatës dhe të klinicistëve për këtë incizim shumë të shtrenjtë, janë ekstremisht të mëdha dhe, sipas njoftimit të ShSKUK-së, në të ardhmen planifikohet organizimi adekuat i këtij shërbimi për pacientët