19 persona kanë vdekur dhe 279 të tjerë janë infektuar nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.
Këto rezultate dolën pas testimit të 6 mijë e 79 mostrave me metodën RT-PCR.
Në raportin 24-orësh gjithashtu theksohet se janë shëruar edhe 1 mijë e 269 persona dhe janë vaksinuar 18 mijë e 960 të tjerë brenda një dite. /familjajone