Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Përfitimet shëndetësore nga konsumimi i frutave të thata

Frutat e thata janë një opsion i shëndetshëm që nuk duhet të mungojë në dietën tuaj. Edhe pse nuk përmbajnë ujë, frutat e thata garantojnë sasi të larta mineralesh dhe proteinash, të domosdoshme për ta nisur ditën plot energji.

Këto super ushqime gjithashtu janë ideale për të luftuar kapsllëkun dhe për të forcuar kockat tona falë përmbajtjes së lartë të kalciumit dhe zinkut.

Frutat e thata janë një aleat i shkëlqyer për shëndetin, sidomos nëse konsumohen në doza të ekuilibruara. Ato përmbajnë sasi më të larta nutrientësh dhe sigurojnë 4 herë më shumë energji se frutat e freskëta.

Asimilohen më mirë nga organizmi dhe ndihmojnë në tranzitin e zorrëve.

Përfitimet nga konsumimi i 100gr fruta të thata në ditë:

  • Janë një burim natyral hekuri, kalciumi, magnezi e zinku, një thesar natyral për kockat dhe për të luftuar osteoporozën.
  • Parandalojnë disa sëmundje degjenerative falë përmbajtjes së lartë të
    vitaminave E, C dhe antioksidantëve.
  • Përmirësojnë tretjen, kujdesen për zorrët dhe evitojnë akumulimin toksinave ose elementeve helmues për organizmin tonë.
  • Janë burim natyral kaliumi e vitaminash të grupit B, ideale për kockat.
  • Nuk përmbajnë kripë dhe janë të pasura me mikronutrientë që na lejojnë të reduktojmë hipertensionin arterial.
  • Frutat e thata janë të pasura me yndyra të shëndetshme si omega 3 dhe omega 6.
  • Luftojnë ankthin dhe oreksin.
  • Sigurojnë energji dhe rendiment fizik për ata që bëjnë sport.
  • Janë kapsula energjie, ideale për grate që po përballen me menopauzën dhe ndihen të lodhura dhe në gjendje jo të mirë humori.
    Disa nga frutat e thata më të mira që mund të konsumoni janë: Fiqtë e thatë, kumbullat e thata, kajsitë e thata, rrushi i thatë, hurma arabie, boronicat e thata etj.

Youtube

Arkiva

Kategoritë