Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Gjërat që nuk duhet t’i lani kurrë në lavatriçe

Larja e rrobave në përgjithësi është proces i thjeshtë, por gjithmonë ekziston mundësia për të bërë një gabim dhe për të shkatërruar veshjen.

Gjërat që duhet t’i lani me kujdes janë:

Rroba banje

Edhe pse rrobat e banjës janë të dizajnuara për të qëndruar në ujë, mos i vendosni kurrë në lavatriçe. Larja me makinë mund t’i dëmtojë rripat dhe veshjen e kockave. Ato lajini gjithmonë me dorë.

Atlete dhe veshje lëkure

Disa pjesë të atleteve prej lëkure janë ngjitur së bashku, ndërsa uji dhe nxehtësia mund t’i dëmtojnë ato ndjeshëm. Makina mund t’i shqyejë ose rrudhë veshjet prej lëkure.

(Foto: Women’s Health)

Rroba të bëra prej leshi, kashmiri ose kadifeja

Lexoni gjithmonë në detaje atë që shkruhet në etiketë. Pak rroba prej leshi, pambuku ose sintetike –mund të lahen në makinë. Shumica duhet të trajtohen butësisht, d.m.th. të lahen me dorë.

Sutjenat

Gjithmonë lani sutjenat me dorë me një pastrues të butë ose shampo për fëmijë. I vendosim në ujë të ftohtë, presim 20 minuta dhe i shpëlajmë.

Kravata

Kravatat janë bërë kryesisht prej mëndafshi dhe struktura e tyre mund të deformohet kur lahen në një makinë rrobash.

Jastëkët dhe dyshekët me shkumë të fortë

Centrifuga do t’i dëmtojë jastëkët apo dyshekët e bërë nga shkuma e fortë dhe gjëra të ngjashme. Përkundrazi, mbushni vaskën me ujë të ngrohtë, shpëlajeni me detergjent dhe lajini me dorë.

Pëlhura të ndotura me lëngje të ndezshme

Nëse pëlhura është e ndotur me vaj motori, benzinë, vaj ushqimor, hollues ose alkool, lajeni atë së pari në banjë dhe vetëm pastaj vendoseni në makinë. Nëse njolla nuk hiqet lehtë, përdorni preparate për heqje njollash.

Youtube

Arkiva

Kategoritë