Një ditë pasi qeveria federale dha miratimin e plotë për vaksinën Pfizer/BioNtech, Fauci tha se miratimi i plotë për vaksinën Pfizer/BioNtech nga Administarata e Ushqimit dhe Barnave (FDA), hap rrugën që më shumë njerëz të vaksinohen.
“Unë do të doja t’u bëja thirrje njerëzve që nuk janë të vaksinuar të kuptojnë se ne kemi aftësinë të shkurtojmë afatin kohor për të arritur në fund të kësaj pandemie”, tha Fauci gjatë një konference për media.
Po ashtu, ai bëri të ditur se “miratimi i plotë për vaksinën e Modernes mund të bëhet brenda kësaj jave”.
Gjithashtu, zyrtarët amerikanë u bënë thirrje punëdhënësve privatë dhe qeverive shtetërore dhe lokale të kërkojnë nga punonjësit e tyre që të vaksinohen.
Ushtria amerikane, disa biznese, universitete dhe organizata tjera kanë filluar që të bëjnë obligative vaksinimin.
Më 24 gusht, shumë punëdhënës të mëdhenj amerikanë njoftuan se do të kërkojnë vaksinimin e punëtorëve.
Ndërkaq, presidenti Biden, më 24 gusht, kërkoi nga sektori privat dhe qeveritë lokale që t’i urdhërojnë punonjësit e tyre që të vaksinohen kundër Coronavirusit.
“Nëse jeni udhëheqës biznesi, udhëheqës jofitimprurës, udhëheqës shtetëror ose lokal, që keni pritur miratimin e plotë të FDA-së për të kërkuar vaksinimin, unë ju bëj thirrje që ta bëni këtë tani”, tha Biden.
Pfizer/BioNTech është miratuar për përdorim emergjent qysh nga dhjetori. Që atëherë, mbi 204 milionë njerëz vetëm në SHBA e kanë marrë këtë vaksinë.
Pak mbi gjysma e popullsisë në SHBA është e vaksinuar plotësisht kundër Coronavirusit. Dy vaksinat e tjera që jepen në SHBA, janë: Moderna dhe Johnson&Johnson.
Më 23 gusht, Administrata amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) i dha të hënën miratimin e plotë vaksinës Pfizer/BioNTech kundër Coronavirusit.
Me vaksinën Pfizer dhe BioNtech, që nga miratimi i saj në shtator, mbi 204 milionë njerëz vetëm në SHBA e kanë marrë atë.
Pfizer/BioNTech është vaksina e parë që merr miratimin e plotë nga FDA-ja për përdorim te personat mbi 16 vjeç.
SHBA-ja ka miratuar për përdorim emergjent edhe dy vaksina të tjera: Moderna dhe Johnson&Johnson.