Një rrahje mes disa personave ka ndodhur mbrëmë në një lokal nate në rrugën “Gjorgj Bush” në Prishtinë.
Një person është lënduar dhe ka marrë trajtim mjekësor, ndërkaq Policia e Kosovës ka arrestuar disa persona tër përfshirë në rrahje, shumica në ndikim të alkoolit.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
“Informata është pranuar rreth orës 01:30 për një rrahje në mes të disa personave, të ndodhur në një lokal në rrugën “Gjorgj Bush” në Prishtinë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes ka ndërmarrë veprimet e nevojshme dhe ka shoqëruar në stacionin policor disa persona, shumica nga ta nën ndikim të alkoolit. Një person i lënduar ka marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor. Aktualisht po trajtohen rrethanat e ngjarjes”, tha Borovci.