Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Terapia grupore, e preferuar edhe për personat me kancer

Për këdo që përballet me diagnozën e kancerit, bota ndalet në një qëllim.

Papritur, çdo gjë në jetën tuaj orientohet drejt një qëllimi: ta mposhtësh sëmundjen dhe të jetosh.
Jeta juaj mund të mos jetë më ajo e para. Kohën e kaluar në punë apo me miqtë e të afërm, e ka zënë qëndrimi në spital dhe vizitat me mjekët. 
Ndërkohë, barra emocionale e pamundësia fizike ju detyron të qëndroni në shtëpi për t’u rimëkëmbur pas trajtimit. 

Pas diagnostikimit mund të ndiheni plotësisht të izoluar. Edhe pse familja dhe të afërmit janë duke qëndruar afër jush, ata mund të mos njohin saktësisht nevojat tuaja dhe mos të kuptojnë atë çka jeni duke përjetuar.

Grupet e suportit

Ju mbështesin pas diagnostikimit tuaj me kancer duke ju dhënë mundësinë të ndani eksperiencën tuaj me persona të tjerë që janë duke kaluar të njëjtin rrugëtim si ju. 

Ju japin mbështetje në momentet kur mendoni se jeni të izoluar në përjetimin tuaj të sëmundjes. 

Ju japin mundësinë të njiheni me eksperienca të ngjashme me tuajën duke shkëmbyer këshilla dhe informacione për përballjen dhe kapërcimin e shqetësimeve tuaja.

Ju japin mundësinë për të ndihmuar persona të tjerë, të cilët mund të hasin vështirësi në përballjen me situatën e tyre të re. /Familja Jonë

Youtube

Arkiva

Kategoritë