Shkruar nga: Dr. Gëzim Berisha –Kardiolog
Ka një kohë të gjatë që është e njohur se edukimi dhe pozita socioekonomike e lartë ndikon në shëndet sidomos në moshën e shtyer, megjithatë nuk ishte e ditur mënyra se si ndodh kjo.
Një studim i ri i realizuar në bashkpunim të Univerzitetit të Bristolit dhe kolegjit mbretëror të Londrës ka gjetur këtë lidhje. Sipas këti studimi njerëzit më të shkolluar ishin më pak të prirur të vuanin nga infarkti akut i miokardit dhe iktusi cerebrovaskulahr (sulmi në tru) për shkak se kishin:
➖ Peshë trupore më të ulët,
➖ Shtypje arteriale me të ulët dhe
➖ Konsumonin më pak duhan.
Përpos këtyre tre faktorëve njerëzit më të shkolluar janë më të informuar për gjendjen shhëndetësore që i bënë ata të kërkojnë më herët ndihmë mjekesore para se të ndodhin komplikime më të rënda shëndetësore.
Ky studim gjeti se për cdo 3.6 vite shkollim indeksi i peshës trupore ulej për 1kg/m2 dhe shtypja sistolike ishtë më e ulët për 3 mmHg.
Si konkluzion sa më shumë vite kaloni në shkollimin tuaj probabiliteti që të prekeni nga sulmi në zemër dhe në tru do të bie në mënyrë sinjifikante. /Familja Jonë