Sonte, më fillim nga ora 21:00, në emisionin “Takim virtual me Shëndritin”, do të jetë e ftuar psikologia dhe terapeutja e stimulimit, Mirjeta Pestisha, me të cilën do të diskutohet për kleptomaninë.
Mirjeta Pestisha është e diplomuar në Fakultetin Filozofik, në Departamentin e Psikologjisë. Ajo ka qenë pjesë e trajnimeve, simpoziumeve dhe konferencave, si brenda, po ashtu edhe jashtë vendit.
Pesishta ka qenë pjesëmarrëse në Konferencën Ndërkombëtare për Shëndetin, Mirëqenien, Edukimin dhe të Drejtat e Fëmijëve 1 , 2 dhe 3, gjithashtu ka qenë pjesë e simpoziumit ndërkombëtar “Bullizmi dhe parandalimi i saj” duke implementuar programin ËiSC në shkolla, ku është e certifikuar nga Universiteti i Austrisë.
Së fundi, ajo ishte pjesë e praktikës 3-mujore në “Ambulancën specialistike e psikologjisë klinike “Visar A. Sadiku B.I”, ku tashmë është pjesë e ambulancës duke punuar si terapeute stimulimi.
Çka është Kleptomania? Si trajtohet ajo? Cilat janë shenjat? – Janë vetëm disa nga pyetjet që do iu jepen përgjigje gjatë emisionit.
Ndërkohë, kushdo që ka pyetje për mysafiren, në lidhje me temën që do të diskutohet, këtë mund ta bëjë duke u orientuar në faqet “Familja Jonë”, në Facebook dhe Instagram, si dhe duke e bërë pyetjen gjatë kohës kur intervista është duke u zhvilluar, në hapësirën për komente.
Për më shumë informacione në lidhje me kleptomaninë, ndiqeni emisionin më fillim nga ora 21:00, vetëm në faqen “Familja Jonë” në Facebook. /familjajone