Disa femra i rritin flokët shpejt, ndërsa të tjerat presin me muaj apo edhe vite që t’i rriten vetëm për disa centimetra. Zgjatjet e flokëve janë gjithmonë një mundësi, por është më mirë të njiheni me mënyra të shëndetshme të kujdesit që mund t’ju ndihmojnë.
Së pari duhet të dini arsyet pse flokët tuaj nuk po rriten. A e dini se ato rriten mesatarisht gjysmë centimetri në muaj? Kjo do të thotë se te një person mesatar flokët rritet rreth gjashtë centimetra në vit. Megjithatë, nëse keni një rutinë të dëmshme, majat e flokëve fillojnë të plasariten.
Ngjyrosja, drejtimi i përhershëm dhe nxjerrja e fijeve, janë vetëm disa nga proceset kimike që mund t’i dëmtojnë flokët. Kur ato janë të ekspozuara ndaj substancave kimike, fillon të zhduke yndyra natyrale e tyre. Në fund të fundit, përdorimet e tepërta të preparateve të ndryshme shkaktojnë pengesa në rritjen normale të flokëve.
Shprehitë e këqija
(Foto: Healthline)
Gërshetimi ose drejtimi i flokëve të lagura
Mos e përdorni kurrë këtë metodë, sepse uji dhe nxehtësia janë kombinimi i keq për flokët.
Larja e tepërt
Është fajtori kryesor që çon në flokë të thatë dhe të dëmtuar. Mungesa e yndyrave natyralë shkakton tharjen e tyre.
Krehja e tepërt
Krehja e tepruar gjithashtu çon në thyerje dhe dobësim të fijeve të flokëve.
Nxehtësia ekstreme
Para se të merrni një përdredhës, hekur apo edhe një tharëse flokësh, mbani në mend se të gjitha këto mjete mund të ndikojnë negativisht në rritjen e flokëve në planin afatgjatë. “Lërini flokët të pushojnë” sa herë që keni mundësinë t’i ndihmoni të bëhen përsëri të forta.














