Mër, Pri 1, 2026
Banner Top
Banner Top
Mbi 8 mijë doza të vaksinës anti covid janë dhënë në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë dhënë 8,446 doza të vaksinës anti covid.

Në njoftimin e MSH-së është bërë e ditur se që nga fillimi i procesit të vaksinimit e deri më sot janë administruar 118,538 doza të vaksinës.

Në anën tjetër, 15,093 qytetarë janë plotësisht të vaksinuar.

Rikujtojmë se, brenda 24 orëve të fundit janë konfirmuar 10 raste pozitive me Covid-19, asnjë viktimë dhe 12 pacientë të shëruar.

Aktualisht, numri i rasteve aktive në vend është 184.

Youtube

Arkiva

Kategoritë