Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, sot është mbjellë Pema Olimpike 2021, organizim ky i Komitetit Olimpik të Kosovës, në bashkëpunim me organizatën Let’s do it Kosova, me koordinim të plotë me Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës. Ky aktivet është mbajtur për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Sportit dhe Ambientit.
Në vazhdën e shënimit të këtij aktiviteti, parashihet të mbjellen edhe pemë të tjera në hapësirat e QKUK-së.
Me këtë rast, drejtori i përgjithshëm i ShSKUK-së, Valbon Krasniqi, theksoi se kujdesi ndaj ambientit ka ndikim dirket në shëndetin tonë.
“ Në këtë ditë të mjedisit është përzgjedhje e qëlluar e Komitetit Olimpik që të mbjellen pemë në QKUK. Tani siç mund ta shihni kemi ambient shumë më të mirëmbajtur, çdo metër katror e gjelbëruar është shumë e rëndësishme për shëndetin tonë. Aktivitetet e sportit dhe ruajtja e mjedisit duhet të kultivohen sa më shumë të jetë e mundur”, u shpreh ai.
President i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, deklaroi se se çdo ditë duhet të kujdesimi ta mbajmë të pastër ambientin që na rrethon, dhe në të njëjtën kohë të kontribuojmë në gjelbërim. Sipas tij, ky mjedis në QKUK, por edhe mjedise të tjera meritojnë të gjelbërohen.
“Sot do të mbjellim pemët olimpike e sidomos në vendet e ndjeshme siç është QKUK. Unë inkurajojë që të kujdesemi çdo ditë ta gjelbërojmë vendin. Shembulli më i mirë janë edhe pacientët e Onkologjisë”, potencoi z. Krasniqi.
Drejori i Klinikës së Onkologjisë, dr. Ilir Kurtishi, deklaroi se pacientët kanë nevojë të kenë ajër të pastër, andaj duhet të kujdesemi të ruajmë pemët. Ai e vlerësoi të jashtëzakonshëm këtë aktivitet, që ndikon mirë edhë në shëndetin e pacientëve.