Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Tavë kosi me mish qengji

Kjo recetë u përgatit nga Papare ???? Mirela Andoni

Edhe pse tava e kosit është një pjatë tipike e kuzhinës së Elbasanit, ajo gatuhet thuajse në çdo krahinë. Mirela e Papares ka sjellë një version të ri, të cilin e duan shumë në familjen e saj kështu që përse të mos e provoni edhe ju.

PËRGATITJA: Kësaj herë e bëra pak më ndryshe tavën e kosit. Mishin e skuqa me pak gjalpë edhe vaj, i shtova ujë edhe e zieva. Kaurdisa 2 lugë miell me 2 lugë gjalpë, shtova lëngun e mishit edhe e bëra krem. Në tas rraha 4 vezë me 1 kg kos, kripë edhe në fund i shtova kremin e miellit edhe 1 lugë oriz të thyer. Mishin e vendosa në tavë me pak piper edhe sipër i shtova kremin e kosit dhe e poqa në furrë me 180 gradë për 40 minuta edhe gati.

Youtube

Arkiva

Kategoritë