Pre, Kor 3, 2026
Banner Top
Banner Top
Qendra për Hulumtime Psiko-Sociale dhe Mjekësore organizon Konferencën Ndërkombëtare të Fëmijëve

Meqenëse 1 qershori njihet si dita e fëmijëve, Qendra për Hulumtime Psiko-Sociale dhe Mjekësore organizon Konferencën Ndërkombëtare për Shëndetin, Mirëqenien, Edukimin dhe të Drejtat e Fëmijëve.

Aktiviteti në fjalë do të zgjasë dy ditë, pra më 1 dhe 2 qershor, dhe si synim ka që të kontribuojë në shëndetin, mirëqenien, edukimin dhe të drejtat e fëmijëve.

Ndonëse të gjitha fushat e përmendura do të marrin fokusin e vecantë, për shkak të situatës pandemike, e cila ka ndikuar jo pak në arsim, rëndësi më të madhe do të ketë komponentja e edukimit.

Konferenca do të fillojë nga ora 08:30 dhe do të mbyllet 18:15 (ditën e parë), ndërsa në ditën e dytë (2 qershor), ky aktivitet do të nis në orën 09:00 dhe do të mbyllet në orën 18:45.

Në këtë konferencë do të ketë folës ndërkombëtarë, folës vendorë (ndër ta edhe psikologu Fitim Uka) dhe folës nderi. Pjesë e kësaj konference do të jenë edhe sesionet shkencore dhe prezantimet.

Si folëse nderi do të jetë e pranishme edhe ministrja e Arsimit, Arbërije Nagavci.

Për shkak të eventeve të pakta në këtë kohë pandemie, dhe për shkak të dëmeve ekonomike në vendin tonë, kjo konferencë do të jetë e hapur dhe pa pagesë për të gjithë.

Youtube

Arkiva

Kategoritë