Skuqja, djersitja e shuplakave, rrahja e zemrës, dridhja, shtrëngime ne stomak, janë vetëm disa nga simptomat e te qenit te turpshëm qe shfaqen kur takoni dikë për herë të parë. Nëse personi nuk arrin t’i përballojë, situata vetëm do te përkeqësohet. Megjithatë ka një lajm të mirë për ju, i cili është që me shkathtësitë sociale mund të mësoni gjatë tërë jetës. Përballon turpin hap pas hapi ose të paktën ndaluni të mendoni për të sesi mun dta largoni. Personat e turpshëm kanë vështirësi në komunikim, në krijimin e raporteve shoqërore ose realizimin e synimeve për të cilat është i nevojshëm vetëbesimi. Janë të qetë, të tërhequr dhe jo komunikative. Në biseda zakonisht kanë vështirësi, nuk mund të shikojnë bashkëbiseduesin në fytyrë, belbëzojnë, skuqen.
Në parim, kjo është frika nga mosmiratimi, refuzimi, nënqeshja, sikleti. Në planin emotiv më turpshmit arrijnë deri tek tensioni, vetmia dhe dëshpërimi. Në situatat më të rënda shfaqen edhe gjendjet e forta depresive. Frika ose droja mund të çojnë në bllokime totale, veçanërisht nëse jemi në situata që të flasim para një grupi me te madh te njerëzve, në provim, intervistat për punë, në raport me autoritetet ose gjininë e kundërt. Kështu, në të gjithë situatat ku njerëzit e tjerë ne njëfarë mënyre duhen të na vlerësojnë. “Sikleti shkakton skuqjen, ndërsa arsyeja kryesore është vëmendja e padëshiruar shoqërore”, thotë dr. Mark Leary, profesor i psikologjise nga Universiteti Duke.
Fatkeqësisht shfaqjen e skuqjes nga turpi nuk mund ta kontrolloni me forcën e vullnetit. Madje është zbuluar qe ndihmon kur njerëzit te cilët skuqen tentojnë ta theksojnë atë sa me shumë që të jetë e mundur, shpjegojnë ekspertet dhe shtojnë qe nëse këtë fenomen e shikoni si diçka te dëshirueshme, do të zvogëlohet stresi i cili përkeqëson simptomat. Megjithatë, mjekët besojnë që me ushtrime mundet tërësisht të ndalohet kjo shfaqje e padëshirueshme.
Përballuni me turpin happas hapi dhe keni parasysh edhe që:
1- Askush nuk e di që ju jeni të turpshëm.
2- Jeni nervoz, por bashkëbiseduesi nuk është i vetëdijshëm për këtë gjë. Ekzistojnë hulumtime qe pohojnë që vetëm në 20 % të rasteve e vëmë re nervozëm tek personat me të cilët jemi duke folur.
3- Ju vleni po aq sa të tjerët. Ajo çka nxit turpin shpesh është ndjenja e inferioritetit. Nguliteni në mendje qe vleni po aq sa edhe personi tjetër.
4- Ndryshimi është gjithmonë i mundshëm.
5- Krijimi i kontakteve sociale është aftësia e cila është e mundshme te mësohet në çdo periudhë të jetës. Mos e humbni mundësinë që të filloni menjëherë.