Komuna e Gjilanit ka shënuar numrin më të lartë të infektuarve gjatë 24 orëve të fundit.
Tre persona kanë dalë pozitivë me koronavirus në këtë komunë.
Të infektuar ka edhe në komunat tjera, si: Rahovec 3 raste, Drenas 2 raste, Gjakovë 2 raste, Prizren 2 raste dhe me nga një rast komunat Ferizaj, Istog, Klinë, Mitrovicë, Prishtinë dhe Viti.
Rastet kanë filluar të bien ndjeshëm, sikurse edhe numri i viktimave të raportuara nga kjo sëmundje. /familjajone