Receta u përgatit nga Papare_thebeautyofsmallthings
PËRBËRËSIT: Petë sfoliatë, 500 ml qumësht, 2 vezë, 2 lugë miell plot, 100 g sheqer dhe vanilje dhe 100 g rrush i thatë i butë.
PËRGATITJA: Në tenxhere rrihni vezët me sheqerin, shtoni miellin dhe rriheni bëjeni telef derisa të bëhet një masë. Shtoni qumështin gjithmonë duke e rrahur, e zieni derisa të trashet masa. E vendosni në tas dhe e mbuloni me plastmas kuzhine. Lyeni petën sfoliatë me kremin deri 2-3 cm afër fundit, pjesën pa krem e lyeni me ujë dhe shtoni rrushin. E mblidhni role. Me ndihmën e një spango kuzhine i prisni 2-3 cm roletë. I vendosni në tavë edhe direkt në furrë me 200 gradë për 25 minuta.
Living