Dje, më 20 maj, kryetari i Shoqatës së Informatikës, Ridvan Bunjaku, u takua me kryetarin e Shoqatës së Matematikanëve të Kosovës, Armend Shabanin, dhe anëtarin e bordit të SHMK, Valmir Krasniqin, njëkohësisht udhëheqës i projektit Kenguri dhe i fushës së matematikës në Institutin Atomi. Qëllimi i takimit ishte ndarja e përvojës së Olimpiadave të Matematikës të organizuara tashmë disa vite nga SHMK, me sukses ndërkombëtar.
SHI synon të organizojë Olimpiadë të Programimit të paktën deri në nivel shtetëror.
Shoqatat u dakorduan ta nënshkruajnë një memorandum të bashkëpunimit dhe ta rrisin bashkëpunimin në fushat e përbashkëta. https://shoqinf.wordpress.com/2021/05/21/shoqinf-keshillohet-me-shmk-per-olimpiaden-e-programimit/













