Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Është thjesht një frikë apo fobi?

Nga ndryshon frika nga fobia?

Frika na mbron nga rreziku, ndërkohë që fobitë nuk kanë të bëjnë aspak me rrezikun. Fobia përcaktohet si një frikë intense dhe irracionale gjatë përballjes me një situatë, aktivitet ose objekt të caktuar. Fobia është e shoqëruar me ankth, të cilin ju nuk jeni në gjendje ta kontrolloni. Shpesh ankthi është aq i shtuar sa mund të ndiheni gati si të paralizuar.

Cilat janë llojet e fobisë?

Qindra lloje fobie janë identifikuar, perfshirë fobofobia – frika nga vet fobitë. Por kur flasim për fobitë, të cilat janë një lloj çrregullimi ankthi, ato mund të kategorizohen në: agoraphobia – ankth në vendet publike, të mbipopulluara dhe të mbyllura; fobia sociale – frikë dhe shmangie e situatave sociale; fobitë specifike – frikë e paarsyeshme nga obiekte apo situata specifike.

Agorafobia: Frika nga vendet publike

Fjala Agora vjen nga nje pazar dhe një vendtakim në Greqinë e lashtë. Dikush me agoraphobia është i frikësuar nga izolimi i mudshëm në një vend publik. Agorafobia prek dy herë më shpesh gratë se burrat  dhe nëse nuk trajtohet mund të çojë në izolim të personave në shtëpi.

Fobia sociale: Përtej të qenit të turpshëm

Dikush me fobi sociale nuk është vetëm i turpshëm. Këta persona kanë ankth dhe frikë nga përballja me situata të ndryshme sociale. Ata shpesh i shtrojnë vetes pyetje të tipit: A do të duken veprimet e mia të përshtatshme për të tjerët? A do të dallohet që po ndjej ankth? A do më vijnë fjalët e duhura në momentin që duhet të flas?

Nëse fobitë sociale nuk trajtohen, cojnë në shmangie të plotë të aktiviteteve sociale dhe kanë një ndikim shumë negative në marrdhëniet e personave që i vujanë dhe në jetën e tyre profesionale. 

Klaustrofobia: A do të gjej një rrugëdalje?

Klaustrofiobia është nje frike jo normale nga vendet e mbyllura dhe është një fobie specifike dhe e shpeshtë. Një person me kalustrofobi shmang ashensorin, kalimin nëpër tunele dhe nëse ndodh të përballet me këto situata, i përjeton me shumë ankth. Nga frika e bllokimit apo mbytjes që i krijojnë këto hapsira të mbyllura, këta persona tentojnë të qëndrojnë afër dritareve apo daljeve të mundshme. Kjo mund ta bëj qëndrimin më të pranueshëm por nuk i lehtëson nga frika.

Zoofobia: Frika nga kafshët

Është fobia më e shpeshtë specifike, ajo e frikës ndaj kafshëve. Kjo lloj fobie kategorizohet në nëntipe të tjera si araknofobia – frika nga mermimangat; ofidofobia – frika nga gjarprinjtë; ornitofobia – frika nga zogjtë; apifobia – frika nga bletët. Ato shpesh zhvillohen në fëmijëri dhe mund të përmirësohen me rritjen por në shumë raste të tjera persistojnë dhe në moshën adulte.

Akrofobia: Frika nga lartësitë

Akrofobia është frika nga lartësitë dhe shfaqet me ankth të shtuar. Disa persona mund të kenë një atak paniku edhe gjatë ngjitjes së shkallëve. Ndonjëherë, frika është aq e madhe sa këta persona nuk mund të lëvizin dhe shpesh përbën një rrezikshmëri të lartë për sigurinë e atyre që e përjtojnë. 

Aereofobia: Frika nga fluturimet

Kjo frikë zakonisht zhvillohet pas një eksperience traumatike gjatë një fluturimi, si përjetimi i turbulencave të forta. Frika mund të shfaqet edhe nga të parit të ngjarjeve me aksidente ajrore, pa qenë pjesë e tyre.

Karcinofobia: Frika nga kanceri

Disa persona jetojnë më frikën irracionale se do të zhvillojnë kancer. Cdo diskomfort në trup e lidhin me zhvillimin e mundshëm të një lloji kanceri. Psh. një dhimbje koke e lidhin më tumorin në tru. Këta persona mund të përfitojnë nga terapia konjitive për të tejkaluar këtë frikë.

Fobitë ndikojnë shumë në jetën e përditshme, sepse duke shmangur situatat që e shkaktojnë atë ndryshojnë shumë aspekte të jetës së tyre. Ato mund të ndikojnë në marrdhëniet me të afërmit dhe miqtë, në shkollë apo në jetën profesionale. 

Edhe pse fobitë janë të ndikuara nga situata personale dhe nuanca kulturore, ato shpesh mund të jenë të trashëguara. Personat me histori familjare me një lloj fobie, kanë tre herë më shumë gjasa të zhvillojnë fobi. 

Lajmi i mirë është se fobitë në më të shumtën e rasteve mund të trajtohen dhe personat me fobi mund te rifitojnë cilësinë e jetës. /Familja Jonë

Youtube

Arkiva

Kategoritë