Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Prof. Dr. Erşan Aygün nga Turqia, ligjerat në Prishtinë

Sot në kuadër të programit të Klinikës së Radiologjisë për EVPM të akredituar nga OMK, në ambientin dhe kushtet e avansuara në Qendrën e Telemjekësisë së Kosovës, Prof. Dr. Erşan Aygün (Turqi) ka prezantuar temën shumë gjithëpërfshirëse dhe me teknika të avansuara moderne kirurgjike: Diagnostikimi i kancerit dhe qasjet kirurgjike, terapisë së kancerit. 
Radiolog, kirurg, onkolog dhe patolog kosovar patën nderin të dëgjojnë mbi nevojën e bashkëpunimit mes lëmive mjekësore për të arritur trajtimin më të suksesshëm të pacientëve, dhe diskutojnë format e mundshme të bashkëpunimit për edukim që këto metoda të aplikohen edhe në institucionet tona.
Pjesëmarrësit do të marrin nga tre pikë akredituese në kuadër të EVPM. /Familja Jonë

Youtube

Arkiva

Kategoritë