Çrregullimet hormonale, rritja e nivelit të një grupi hormonesh dhe ulja e një grupi tjetër, mund të shoqërohet me një sërë problemesh shëndetësore, duke filluar nga aknet (problemet aspak i rrezikshëm për shëndetin) e deri tek formimi i cisteve, që mund të shndërrohet në problem serioz për shëndetin.
Përditë e më shumë dëgjojmë për rastet e femrave të prekura nga çrregullime të vezoreve që kanë numër të konsiderueshëm cistesh.
Krijimi i tyre është rezultat i grumbullimit të vezëve të vogla për shkak të rritjes së nivelit të hormoneve.
Femrat preken nga kjo dukuri në çdo moshë, gjatë periudhës riprodhuese.
Cistet mund të jenë të vogla ose të mëdha dhe duken si qese të vogla të mbushura me lëng.
Sado që nuk janë të dhimbshme, nëse nuk trajtohen në kohë, cistet mund të zmadhohen dhe të sjellin ndërlikime të mëvonshme.
Është shumë e rëndësishme të njohësh shenjat e cisteve në mënyrë që të parandalosh pasoja. Ja kush janë disa prej tyre:
Nevojë e vazhdueshme për urinim ose urinim me vështirësi
Rrjedhje anormale gjate ditës ose menstruacione shumë të dhimbshme
Dhimbje gjate aktit seksual ose gjatë ciklit menstrual
Të vjella
Shtim në peshë
Humbje të oreksit
Dhimbje e fortë në fundshpinë
Dhimbje ose fryerje në zonën e barkut