Ditët e ngrohta po afrohen, dhe akulloret gjithmonë i kemi një ndër freskuesit më të dashur.
Besime Imeri Ajeti nga grupi “Këshilla dhe Receta për Bebe dhe Fëmijë” na sjellë një ide se si të bëjmë akullore të shëndetshme në shtëpi.
Çfarë iu duhet:
Banane
Kos grek
Pjeshkë
dhe format për akullore
Si përgatitet:
Bananja dhe Pjeshka copëtohen, futen në blender dhe bluhen.
Format e akulloreve preferohet të jenë të lagura me ujë. Vendosim kosin në forma fillimisht dhe pastaj pemët e bluara, i mbyllim format me kapakun e tyre dhe i fusim në ngrirje të thellë. Për 3 orë akulloret janë të gatshme për konsumim, te freskëta mbi të gjitha të shëndetshme. /Familja Jonë